Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të shkojë për t’u intervistuar në Prokurorinë Speciale.
Kjo pasi nesër, në orën 10:00, Ministria e Arsimit ka njoftuar për një ngjarje në Gjilan.
Atje do të jetë edhe Kurti.
Pikërisht në kohën e njëjtë kur Gjykata e urdhëroi të intervistohet në Prokurorinë Speciale.
Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi se ka lëshuar urdhër që obligon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që të paraqitet më 4 mars në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit, në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.
Më 19 shkurt, Gjykata Themelore konfirmoi se Prokuroria Speciale i ka kërkuar asaj që ta urdhërojë kryeministrin Kurti që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit, pasi Kurti kishte refuzuar dy ftesat e mëparshme.