Kryetarja e Alternativës, që garoi së bashku me listën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Guxo, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se kanë marr besimin për të formuar Qeverinë e re por siç tha ajo, jo me çdo çmim.
Në intervistë për “Ditarin Kosova”, Kusari-Lila tha se sigurimi i 48 mandateve i lë me sfidën për të siguruar 61 votat e nevojshme minimale për formimin e Qeverisë.
“Kjo na lë me shqyrtimin e mundësive në vazhdimësi të arritjes së 61 votave por jo me çdo kusht dhe jo me çdo çmim të koalicooneve joaprimore apo të pazareve të cilat mund të kenë një synim për aktualizim të partive të tjera por jo për arritje të suksesshme të programit qeverisës”, tha Kusari-Lila që shtoi se pop resin certifikimin e rezultateve para se të vendosin për drejtimin që duhet të ndjekin.
E pyetur nëse janë të hapur për bashkëpunim me Nismën e Fatmir Limaj që ka siguruar tre deputetë në Kuvend, Kusari-Lila deklaroi se nuk majfton vetëm gatishmëria.
“Besoj që është një çështje e diskutimit të mëtutjeshëm por nuk diskutohet vetëm dëshira ose gatishëmria, do të diskutohen çështjet më përmabjtësore, ne nga përvojat e deritashme në 4 vjeçarin përkundër që kemi qenë 3 subjekte të ndryshme brenda një liste dhe një grupi parlamentar asnjëherë nuk ka ndodhur diskutime mbi pazaret politike, mbi hapësirën në qeverisjen në kuptimin e forcës që i takon një parti ose tjetrës, kemi qenë të gjithë të foksuuar në program, edhe kjo mbetet prap orientimi ynë në bazë të parimeve dhe të programit që janë të parapara pa kërkesa ose pa insistime të cilat do të nënkuptonin pazare të nivelit tjetër”, tha ajo.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvzijes Vetëvendosje tha se “lehtësia me të cilën po diskutohet një qeveri e opozitës nuk është reale” duke pasur parasysh sipas saj numrat e dallimet mes partive politike.
“Një është sigurt që paqartësia dhe pasiguria për këtë vit kalendarik për cilindo rast të qeverijës është gati se e garantuar”, tha Ksuari-Lila kur u pyet nëse Kosova do të ketë një qeveri të dobët në numra.
Kusari-Lila pranoi se “referendum” për 500 mijë vota nuk ishte i suksesshëm por shtoi se kanë marr mbështetjen e majftueshme që të formojnë ata qeverinë e re.
Ajo tha se ka pasur disa faktorë që kanë ndikuar që objektivi i tyre që të kenë sërish shumicën të vetëm ka ndodhur për “ndikime të jashtme dhe të brednshme”.
Pandemia COVID apo lufta në Ukrainë patën ndikim sipas Kusari-Lilës që të shtyhen shumë reformat e synuara por që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve për produkte bazike.
“Disa projekte dhe disa premtime të cilat janë bërë që në fillim të vitit 2021 si pasojë edhe të efekteve të jashtme dhe të brendshme nuk kanë arritur të realizohen ose janë realizur shumë vonë për të pasur impaktin e tyre në rezultatin elektroal, reformat e ndryshme në sektorë kyç, të cilët kanë filluar ose nuk kanë arritur të ofrojnë rezultate të shpejta që të përkthehet edhe në mbështetje”, vijoi Kusari-Lila.
Në aspektin e brendshëm përmendi opozitën dhe sistemin e drejtësisë, që sipas saj, i kanë “luftuar” përmes proceseve që sipas saj koha do ta dëshmojë që nuk ka asnjë shkelje.
Kusari-Lila tha se ende nuk janë ulur të diskutojnë për formulën e qeverisjes dhe ndarjen e posteve me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Guxo pasi kjo nuk ka qenë parësore.
“Është shumë e rëndëisshme të kemi shumicën si grup i partive, nuk kemi garuar ose nuk kemi synuar poste individuale”, tha Kusari-Lila për A2 CNN.