Mimoza Kusari-Lila, Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka thënë se janë dy vota mangu për qeveri të re – duke i llogaritur tri votat e NISMA-s, me të cilët thotë se i kanë 59 deputetë me tetë nga pakicat joserbe.
Kusari-Lila tha se tre deputetë të NISMA-s kanë shprehur gatishmëri ta mbështetin formimin e Qeverisë, por nuk ende një “marrëveshje finale”
“Është e vërtetë që edhe Guxo, edhe Alternativa, të mandatuar e kanë kryeministrin Albin Kurti. Nga informatat janë që nga grupi i pakicave jo-serbe, nga dhjetë sa janë, tre prej tyre nuk kanë dhënë konfirmimin e tyre të plotë për formimin e Qeverisë. Aktualisht janë tetë përfaqësues të komunitetit jo-shumicë që e mbështesin qeverinë, përderisa ka gatishmëri edhe kryetari i Nismës, z. Limaj, për tre deputetët e vet”, tha ajo, dhe shtoi se nuk ka një marrëveshje të formalizuar me Nismën Socialdemokrate, por vetëm shprehje gatishmërie nga lideri i saj, Fatmir Limaj.
Megjithatë, Kusari-Lila tha se përpjekjet për arritjen e numrave vazhdojnë në pesë ditët e ardhshme.
Shpresë ka pak dhe vështirësi shumë, sipas deputetes.
“Me trendin aktual, nuk mund të kam parashikim pozitiv, por ne jemi vend i çudirave shpeshherë dhe dua të besoj.. kjo vjen nga elementi i optimizmit, dua të besoj që ne i kemi [mundësitë] edhe pse me vështirësi”, tha Kusari-Lila në fund.