Ankthin, depresionin e mungesën e lëndëve narkotike, të rinjtë kosovarë po mundohen ta zëvendësojnë një emër të përveçëm – “Xanax” – antidepresant.
Këtë ilaç, i cili nuk do të duhej të shitej pa përshkrimin e mjekut, Kiks Kosova, e siguroi me lehtësi në disa prej barnatoreve në qytete të ndryshme të Kosovës.
Mirëpo, një ilaç emri i të cilit dëgjohet shpesh në qytet, e që po blihet me kaq lehtësi, a mos ndoshta nuk ka ndonjë efekt vdekjeprurës?
Është pikërisht e kundërta!
Psikiatri, Burim Meta në një intervistë për Kiks Kosovën, ka thënë se përdorimi i shpeshtë e tij, mund të çojë tek ndërprerja e menjëhershme e frymëmarrjes.
Meta bën apel te të gjithë kolegët e tij – që ky ilaç të përshkruhet sa më pak. Ai shpjegoi se “Xanax” kryesisht përshkruhet në rastet e depresionit e ankthit.
Ndonëse në situata të rënduara, “Xanax” edhe mund ta kryej punën e tij prej shëruesi, sipas psikiatrit Meta, e keqja e tij është se krijon varësi në trupin e përdoruesit.
Sipas tij, përveç me emrin “Xanax”, këtë ilaç e gjen edhe me katër a pesë emra të ndryshëm nëpër barnatore.