Live

Kush është historiani me bibliotekën më të madhe në Kosovë për librat e luftës? (VIDEO)

10:42 / 24 Mars 2025

Nga Kosova Live

Historiani i njohur, Durim Abdullahu, ka folur rreth studimeve të tij për luftën e fundit në Kosovë dhe UÇK-në. Ai ka thënë se çdo e 7-ta viktimë në luftën e fundit në vendin tonë është fëmijë.

“Në vitet e fundit jam fokusu në studimet e historisë së luftës së fundit në Kosovë, ka pafund materiale një prej luftëra që është shumë e dokumentume, një prej luftërave që merret shembull se si rrjedhat e një lufte mundet mi determinu gazetaria dhe mediat. Jam i përfshirë në një projekt që ka të bëjë me fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë, ku nga rreth 9000 viktima civile të luftës çdo e 7 viktimë është fëmijë, që i bie rreth 13%”.

Në emisionin Special One në Klan Kosova FM, ai thotë se Prishtina për herë të parë është fotografuar në vitin 1897, pasi për një kohë është marr edhe me historinë e Prishtinës.

“Unë jam marr edhe me historinë e Prishtinës, pasi ajo ka një histori të veçantë si qytet për shkak të një larushie kulturore, veçanërisht historia e qytetit e shekullit XIX-XX është fascinuese. Jam mundu me koleksiounuar mijëra fotografi të qytetit. Prishtina është fototgrafu për herë të parë në 1897, dhe në gjysmën e parë të shekullit XX është fotografu shumë dendurisht”.

Prof. Durim Abdullahu, tregon se për një periudhë 5 vjeçare ka arritur të ndërtojë një bibliotekë personale, që është biblioteka më e madhe në Kosovë për librat e luftës.

“20 vite pas luftës pata fillu një projekt personal me mbledh dhe koleksiounu librat e luftës në Kosovë. Për një periudhë 5 vjeçare kam arrit me ndërtu një bibliotekë personale, pa modesti e them se është biblioteka më e madhe në Kosovë që e ka dikush për librat e luftës, si koleksion është më i madh madje edhe si i Bibliotekës Kombëtare”.

Ndër të tjera, historiani thotë se pasioni i tij është arti dhe kohë pas kohë pikturon, e poashtu pasion tjetër ka edhe koleksionimin e fotografive.

Shpërndaje në

U Kopjua