Live

Kushtrim Mehmeti emërohet drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës

19:43 / 05 Janar 2023

Nga Kosova Live

Regjisori Kushtrim Mehmeti sapo është emëruar drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Kushtrim Mehmeti emërohet Udhëheqës Artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, me mandat katër (4) vjeçar.

“Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar pas përfundimit të procedurës së rekrutimit, testimit me shkrim si dhe intervistës me gojë të kandidatëve për pozitën e Udhëheqësit Artistik në TKK, vlerëson: Kushtrim Mehmeti me 74.65 pikë, z. Sokol Plakolli me 54.73 pike; Bazuar në vlerën e pikëve, Këshilli Drejtues Teatrit Kombëtar emëron Kushtrim Mehmeti – Udhëheqës Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovë dhe rekomandon Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vazhdimin e mëtejshëm të procedurave”, shkruhet ndër të tjera në arsyetimin e vendimit.|

Shpërndaje në

U Kopjua