Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin e institucioneve të reja.
Në një konferencë për media pas takimit me liderët e partive dhe presidenten Vjosa Osmani, ai tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar në takim se nuk ka urgjencë për formim të institucioneve.
“Kurti ka të drejtën e formimit të shumicës, ai pretendon se do ta bëjë, ai na tha se s’ka asnjë urgjenc. Sipas tij, kjo pritje është më tepër mediatike e jo popullit të Kosovës, për këtë nuk pajtohem fare, u shpreh Abdixhiku.