Live

Ky është i dyshuari që u identifikua për rastin e vdekjes së të riut në Malishevë

19:39 / 15 Prill 2025

Nga Kosova Live

Dy ditë më parë në QKUK ka vdekur një 22-vjeçar pasi ishte lënduar para një jave në vendin e punës.

Në lidhje me rastin, siç merr vesh Klankosova.tv, si i dyshuar është identifikuar Shpend Paqarizi, 33-vjeç.

Vdekjen e 22-vjeçarit për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se më 7 prill i njëjti ishte lënduar në vendin e punës, dhe për këtë rast është iniciuar rasti “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

“I njëjti më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ku sot jemi njoftuar nga stafi mjekësor se ai ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj.

Vërejtje:

Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua