Live

Ky është i riu që vdiq nga aksidenti i sotëm në Terstenik të Drenasit

19:23 / 17 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veturë dhe një motoçiklete në fshatin Terstenik të Drenasit.

Klankosova.tv ka mësuar se viktima është rreth 25-vjeç, dhe quhet Aldion Mulaj. I ndjeri kishte ardhur sot për pushime në Kosova nga Austria..

Vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar për Klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se edhe një person tjetër është lënduar nga aksidenti, viktima dhe i lënduari të dy ishin në motoçiklet kur ndodhi e gjithë ngjarja.

Shpërndaje në

U Kopjua