Një recetë natyrale kundër kollës dhe bronhitit nisur nga kombinimi ideal në mes mjaltit ,qepës dhe limonit.
Kur këto dy substanca kombinohen së bashku, kanë efekte të jashtëzakonshme në zgjerimin e aftësive mbrojtëse të imunitetit kundër infeksioneve bakteriale dhe për pasojë qetësimin e kollës. Mjalti në bashkëpunim me qepën munden të tejzgjasin ose përmirësojnë funksionet e njëra-tjetrës.
Avantazhi i këtyre përbërësve natyral është se ju i keni përherë në kuzhinë dhe mund të blihen në çdo periudhë të vitit.
Përbërësit:
- 300 gram qepë të prera në copa të mesme
- Rreth 150 gram mjaltë
- Lëngun e gjysmë limoni të shtrydhur
- ½ gote me ujë
Përgaditja:
Merni një qepë mesatare, futeni në blender dhe pasi ta keni grimcuar, vendoseni në një tenxhere të vogël. Shtoni një gjysmë gote ujë. Vendoseni tenxheren në zjarr shume të lehtë dhe kur të ngrohet përzieni përmbajtjen. E përzieni edhe një kohë disa minuta ngadalë në zjarr shumë të ulët për të parandaluar atë nga djegia. Pas rreth 15-20 minutash të përzierjes, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe pasi të ftohet pak shtoni mjaltë të mjaftueshëm për të mbuluar qepën (rreth 150 gram) si dhe shtojani lëngun e gjysmë limonit të shtrydhur. Përzijeni edhe 1-2 min dhe lëreni të ftohet.
Pas ftohjes vendosne në një kavanoz të vogël me një kapak dhe për të mbajtur atë në frigorifer.
Përdorimi:
Çdo 4 -5 orë nga 1 lugë çaji për fëmijët deri në 10 vjet dhe 1 lugë gjelle për fëmijët mbi 10 vjeç dhe të rriturit.
Dobitë shëndetësore:
Qepët kanë vetitë anti- inflamatore, gjjithashtu antioksidantët që gjenden në qepë parandalojnë prodhimin e acideve yndyrore në trupin tonë. Qepa përdoret me efikasitet të lartë në sëmundjet e aparatit respirator që shoqërohen me kollë e këlbazë të theksuar dhe me vështirësi në frymëmarrje.
Qepa njihet për eprim aktiv emolient ekspektorant, sekretolitik e spazmolitik, duke zbutur dhe eliminuar fuqishëm këlbazën dhe kollën dhe duke lehtësuar ndjeshëm edhe gjendjen e të sëmurëve.
Qepët janë të pasura me hekur, minerale, vitamina C dhe vitamina B6, krom, fosfor, magnez, kalium, acid folik dhe kalcium.
Qepët gjithashtu janë të pasur me flavonoide, si antocianinë dhe kuercetinë, që luftojnë inflamacionet dhe kancerin.
Qepët përmbajnë inulen, një lloj ky i fibrave, që ndihmon bakteret e mira në traktin tretës. Këto baktere e përmirësojnë funksionimin normal të sistemit tretës.
Mjalti:
Përmban Vitaminë B1, B2, A, niacinë dhe midis lëndëve minerale, kalcium, fosfor, magnez, hekur etj që vijnë nga nektari në raport me llojshmërinë e luleve që bletët i kanë shfrytëzuar si dhe nga klima dhe stina e vitit. Mjalti ndikon në funksionimin më të mirë të sistemit imunitar, sistemi limfatik dhe qarkullimit të gjakut. Mjalti përmban në veti sasi të pasur të glukozës, fruktozave, vitamina të shumta, minerale, aminoacide, flavonide dhe hidroperokside etj., duke ndikuar direkt në shëndetin tonë. Mjalti pa asnjë dyshim mbetet njëri prej produkteve ushqimore më të shëndosha, dhe me efikasitet shumë të lartë shërues.
Limoni:
Ka një numër përbërësish duke përfshirë flavonoidet, limonoidet dhe polifenolet prezenca e lartë e vitaminës C e cila ndikon në përmirësimin e shpejtë të proceseve inflamatore dhe shërimin e shpejtë nga problemet e traktit respirator. Nje rol shumë të rëndësishëm edhe në ngritjen e imunitetit që në mënyrë direkte ka ndikim mbi sistemin e frymëmarrjes.
Flet: Dr.Ismail Lutolli specialist Pediater ,
Subspecialist Dijetolog-Nutricionist,Hematolog,Onkolog