Live

Ky është njëri nga të dyshuarit kryesorë dhe personat e tjerë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika

12:48 / 21 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës i ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së rreshterit Muhamed Lika.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një ish-pjesëtar i FSK-së, ndërsa shumica prej të dyshuarve kanë të kaluar kriminale.

Klankosova.tv ka mësuar se njëri nga të dyshuarit kryesorë është Rejhan Bea, i cili sot ka mbushur 18 vjeç.

Kurse, siç raporton Sinjali, të arrestuarit e tjerë janë Rilind Murati, Haki Bela dhe Fatmir B.

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje në

U Kopjua