Live

Ky është punëtori i sigurimit që u gjet i vdekur në vendin e tij të punës në Prizren

21:49 / 15 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një punonjës sigurimi është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren.

Me të marrë informacionin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilët kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.

Sinjali raporton se viktima e këtij rasti është Durmish Murati.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq, rasti është inicuar si “Hetim i vdekjes”.

Shpërndaje në

U Kopjua