Live

Ky është rregulli i FIFA-s që ia mundëson Benzemas ndërrimin e kombëtares

15:52 / 19 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

A mund të luajë më të vërtetë Karim Benzema për një vend tjetër? Duket se ekziston një mënyrë, por 31 vjeçari duhet fillimisht të heq dorë nga nënshtetësia franceze dhe potencialisht të ndërmarrë veprime ligjore.

Duke iu përgjigjur komenteve të bëra nga presidenti i federatës së futbollit të Francës, Noel La Graet, i cili tha se aventura e tij me Francën ka përfunduar, Benzema vazhdon të këmbëngul se veti ai vendos se kurrë karriera e tij ndërkombëtare do të përfundojë.

Sulmuesi i Real Madridit ka folur për mundësinë për të luajtur për një vend tjetër, dhe Algjeria do të ishte opsioni, si vendi i prindërve të tij.

Rregullat e FIFA-s thonë se një lojtar nuk mund të ndërrojë përfaqësuese nëse ka të zhvilluar tashmë ndeshje zyrtare për përfaqësuesen aktuale.

Benzema ka luajtur 81 ndeshje, shumë prej të cilave ishin ndeshje zyrtare.

Ajo ku Benzema mund të gjejë mundësinë për të ndërruar kombëtare, ekziston në një pikë në rregulloren e FIFA-s.

“Nëse një lojtar që ka luajtur për shoqatën e tij në një lojë zyrtare humb përgjithmonë shtetësinë e këtij vendi pa pëlqimin e tij me veprim qeveritar, ai mund të kërkojë leje për të luajtur për një shoqatë tjetër, kombësinë e së cilës tashmë ka fituar”, thuhet në rregulloren e FIFA-s, përcjell lajmi.net.

Me pak fjalë, Benzema ka nevojë që qeveria franceze t’ia heq shtetësinë, përpara se t’i drejtohe FIFA-s me argumente, duke përfshirë deklaratën e presidentit të federatës së futbollit të Francës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...