Për momentin janë ndër ciftet më të përfolura të shoubizit.
Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli shfaqen shpesh në krahët e njëri tjetrit.
Ata nuk hezitojnë që dashurinë e tyre ta shfaqin edhe në rrjete sociale. Por këtë herë Arbenita duket se u bë gjeloze. Kjo pasi ajo postoi në instastoryn e saj një vajzë që po I dërgonte fotografi provokuese të dashurit të saj. “Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim. Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur!”- shkruante Arbenita.
Vajza në fjalë, e cila vitin e kaluar ishte konkurrente në “Miss Albania 2018”, quhet Serena Sula dhe ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin e Arbenitës.
“Mendoj se çdokush ka të drejtë të bëjë një foto apo video me reperin e saj të preferuar. S’ka pse të xhelozojë apo kërcënojë.”, u shpreh Serena e cila siç duket qenka në fanse e reperit.
Mirëpo marrëdhënia e ciftit Fero e Arbenita, mbetet e fortë
Reperi ka publikuar ditën e djeshme një foto në instastory ku tregoi se kënga që i ka dedikuar të dashurës së tij “Ride Or Die” ka shkuar mbi 7 milion klikime dhe shkroi bashkëngjitur saj:
“7 milion me gruan time më të mirën në botë”.