Live

Ky është viktima nga vetaksidenti në Suharekë (FOTO)

09:11 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Mbrëmë, rreth orës 21:30, në mes të rrugës Shirokë dhe Sopijë të Suharekës, është raportuar për një vetaksident trafiku me lëndime.

Për pasojë, i lënduar rëndë mbeti një person, e i cili rreth orës 23:00, nga Spitali Rajonal i Prizrenit u deklarua i vdekur.

Klankosova.tv mëson se viktimë e këtij vetaksidenti është Enver Kolgeci.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Shpërndaje në

U Kopjua