Live

Ky është zyrtari policor që u arrestua për “Dhunë në familje”

21:50 / 19 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një zyrtar policor është denoncuar nga e fejuara e tij se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Klankosova.tv mëson se në pranga ka përfunduar zyrtari policor Muhamet Ukshini, i cili akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Lidhur me rastin për Klankosova.tv, detaje ka dhënë zëdhënësi i IPK-së Arbër Beka.

Beka deklaroi se hetuesit e Inspektoratit Policor kanë arritur të sigurojnë dëshmi se zyrtari policor i përfshirë ka përdorur dhunë dhe kërcënime ndaj ankueses.

“Bazuar në këto rrethana, me dyshimin se zyrtari policor ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, deklaroi Beka për Klankosova.tv.

Ai theksoi se në kuadër të veprimeve të natyrës administrative dhe në interes të hetimit, IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij.

Shpërndaje në

U Kopjua