Gazeta ‘The Sun’ ka publikuar ekskluzivisht videon eksplicite të Kyle Walker. Mbrojtësi anglez shihet në skena provokuese me një femër e cila nuk është gruaja e tij.
Në video shihet mbrojtësi anglez duke ulur pantollonat dhe duke prekur gjoksin e një femre të panjohur.
Ngjarja ka ndodhur në një bar të Manchesterit dhe shumica e të pranishmëve janë të dehur.
Policia pritet të nis hetimet ndaj futbollistit pasi ai u shfaq në publik me pantallonat e ulura në lokal në gjendje të dukshme të dehur, për të cilën ai mund të akuzohet për “ekspozim të pahijshëm”.
Kjo vepër penale në Angli dënohet deri në 2 vite burgim.