Live

Kylie Jenner u bë me jaht për ditëlindje

09:34 / 05 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kylie Jenner është milionerja më e re në botë. Prandaj nuk është e quditshme kur mësojmë se ajo u bë me një jaht për ditëlindje.

Jahti quhet “Tranquility” (qetësi) dhe kushton 1.2 milion dollarë për një javë.

Jahti është i përshtatshëm për 22 persona dhe vjen me një ekuipazh prej 29 njerëzish. Tranquility përmban 10 dhoma, vend për një helikopter, sauna, sallon bukurie, kinema, pishina, xhakuzi, dhomë me avull etj.

Sipas TMZ Kylie me jahtin e saj  mund të drejtohet drejt porteve të Mesdheut.

Shpërndaje në

U Kopjua