Xhiroja e 31-të e La Ligës këtë të shtune vazhdon me përballjes mes Real Sociedadit dhe Mallorcas së Muriqit.
Sociedadi e pret në shtëpi Mallorcan, ku të dy skuadrat kërkojnë pikë të plota, për t’i mbajtur gjallë shpresat për garat evropiane.
Ndeshja nis nga ora 14:00 dhe do të transmetohet në Sport 2 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.
Ndërsa nga ora21:00, Barcelona do të jetë mysafire e Leganesit, ku “Blaugranët” nuk duhet të gabojnë, në mënyrë që ta mbajnë kreun e tabelës.
E, nesër Alavesi do të jetë nikoqir i Realit, i cili me ngulm kërkon pikë të plota në transfertë, në mënyrë që ta mbajë sa më hapur garën për titull.
Ndeshja mes Realit dhe Alavesit transmetohet në Sport 3 në Artmotion me fillim nga ora 16:15.
