Skandalet në projektin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë nuk kanë fund.
Disa kilometra të kësaj autostrade janë asfaltuar dhe kjo ishte prezantuar edhe nga vetë atëherë kryeministri Albin Kurti si një sukses se punët po shkojnë mirë, raporton emisioni MAT në Klan Kosova.
Por jo gjithçka doli të jetë në rregull dhe sipas kontratës.
Cilësia e asfaltit doli të jetë në kundërshtim me standardet e kërkuara për autostrada.
Në vend të gurit eroptiv, për asfaltimin e një segmenti ishte përdorur guri gëlqeror dhe këtë konstatim e kishte bërë
Laboratori i kontraktuar nga vetë Ministria e Infrastrukturës.