Live

Lahoz përshëndetet me Botërorin, referimi në ndeshjen Argjentinë-Holandë e dërgon para kohës në shtëpi gjyqtarin e njohur

11:30 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Mateu Lahoz nuk do të drejtojë asnjë nga ndeshjet e mbetura në Kampionatin Botëror, pasi ai kthehet në shtëpi nga Katari, sipas asaj që raporton Cadena Cope.

Ndeshja e fundit e arbitrit ishte përballja e ashpër çerekfinale mes Argjentinës dhe Holandës, ku ai dha 15 kartonë të verdhë të pabesueshëm.

Performanca e Lahoz nuk u prit mirë nga asnjëra skuadër – me lojtarët e Argjentinës veçanërisht të zëshëm për vendimet e tij.

Lionel Messi nuk ishte i kënaqur me performancën e Lahoz dhe pretendoi se ai nuk ishte 'në lartësinë e detyrës'

Kapiteni dhe ylli i Argjentinës, Lionel Messi, drejtoi kritikat ndaj Lahozit pas ndeshjes.

“Nuk dua të flas për arbitrat sepse më pas ata do të më sanksionojnë. Por, njerëzit panë se çfarë ndodhi”, kishte thënë shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

35-vjeçari vazhdoi: “Mendoj se FIFA duhet të kujdeset për këtë, nuk mund të vendosë një gjyqtar të tillë për një ndeshje të përmasave të tilla, të një rëndësie të tillë. Arbitri nuk mund të mos jetë në lartësinë e detyrës”.

Mateu Lahoz dha 15 kartonë të pabesueshëm të verdhë gjatë ndeshjes Argjentinë-Hollandë.

Duket se Messit i është plotësuar dëshira e tij nga FIFA – duke mos e lejuar atë të gjykojë në gjysmëfinale ose në finale.

Messi dhe bashkëlojtarët e tij do të përballen me Kroacinë në gjysmëfinale, ndërsa kërkojnë të rezervojnë një vend në finalen e Botërorit. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...