Ministri i Tregtisë në qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, ka thënë se që kur Kosova e vuri taksën prej 100 ndaj mallrave serbe, Serbia ka humbur 280.8 milionë euro në eksport.
Lajiq i ka thënë RTS-së, se këto humbje janë shënuar që nga 21 nëntori i vitit të kaluar e deri më 8 gusht të këtij viti.
Por, sipas tij, “është më mirë që Serbia nuk ka marrë ndonjë kundërmasë ndaj Kosovës, pasi sipas tij kështu ka fituar politikisht”.
“Ne nuk kemi shpresë së në Kosovë do të flitet për heqje të taksës, pasi të gjithë po garojnë duke prezantuar taksën si ide të vetën dhe po përdoret si fushatë për të mbledhur poenë politik”, ka deklaruar Lajiq.
Ai mendon se janë dy faktorë që mund të ndikojnë në heqjen e tarifave, SHBA-të dhe BE-ja.
Lajiq ka shtuar se për të futur mallra në Kosovë, nuk po mund të gjejnë rrugë tjera alternative.