Live

Lajm i trishtë: Kjo është gruaja 49 vjeçe që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Ferizaj

09:39 / 01 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh mbrëmë pas mesnatës në fshatin e Vjetër në Ferizaj.

Si pasojë e aksidentit ka vdekur një grua. Siç merr vesh Gazeta Kosovalive ajo është, Valbona Maliqi, 49-vjeçe.

Burimet e Gazetës Kosovalive bëjnë me disa se Maliqi ka ndërruar jetë në Emergjencën e Ferizajt, si pasojë e lëndimeve të marra.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, një Golf dhe një BMW.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa të lënduar kanë mbetur edhe katër persona, të cilët kanë kërkuar po ashtu trajtim mjekësor.

Policia dhe prokuroria janë duke vazhduar hetime për aksidentin.

Shpërndaje në

U Kopjua