Live

Lamborghini sjell Urus Coupe pa dy dyer

11:47 / 05 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kompania e njohur italiane e super-kerreve, Lamborghini, modelin Urus e ka prezantuar në vitin 2017 dhe që atëherë dizajnerët e pavarur nuk kanë qëndruar të qetë pasi deri tani kanë paraqitur shumë idetë e tyre se si mund të duket ky model në disa versione të ndryshme.

Njëri nga versionet më të reja është ky Urus Coupe, transmeton Koha.net. Përveç që ka “humbur” dyert e pasme, Urus Coupe ka edhe boshtin e rrotave më të shkurtër për dallim nga Urusi standard.

Kujtojmë se Urusi standard ka motor 4.0-litër V8 Bi-Turbo me kapacitet prej 650 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 8 shpejtësi dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Urusi shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 3.6 sekonda, deri në 200 km/h për 12.8 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 305 km/h.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...