Live

Lampard: “Jam humbësi më i keq në botë”

10:27 / 15 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Legjenda e Chelseat, tashmë trajner i këtij ekipi u shpreh mjaft i dëshpëruar me humbjen në superkupën e Evropës.

Blutë e Londrës luajtën baraz me Liverpoolin për 120 minuta, për të humbur më pas në penalti.

“Jam humbësi më i keq në botë dhe e urrej këtë”, tha Frank Lampard.

“Mënyra se si ata luajtën, shpirti që treguan, dëshira, kualiteti…. e di që kemi humbur, por kemi fituar besim për sezonin. Treguam se kemi kualitete, por nganjëherë futbolli është edhe fat”.

Ndër të tjera, Lampard tha se nuk është aspak e drejtë që Liverpooli i Klopp pati dy ditë më shumë kohë për ta përgatitur finalen, pasi e hapi sezonin të premten në “Anfield” dhe nisi përgatitjet nga e shtuna, kurse Chelsea luajti të dielën me Manchester Unitedin dhe pati vetëm dy ditë kohë për t’u përgatitur për finalen.

Shpërndaje në

U Kopjua