Live

Larry King divorcohet nga gruaja pas 22 viteve

12:51 / 22 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Larry paraqiti dokumentet për divorc të martën në Gjykatën Superiore në L.A, duke përfunduar martesën e tij 22-vjeçare me gruan e tij Shawn. Dyshja  nuk ka asnjë fëmijë të mitur – 2 djemtë e tyre, Cannon dhe Chance janë të moshës 19 përkatësisht 20 vjeç.

Ata kishin shkuar drejt gjykatës për tu ndarë edhe në vitin 2010, po përfunduan duke u pajtuar.

Ndarja vjen pas sulmit në zemër që pati ish nikoqiri i CNN, në prill të këtij viti.

Ky është divorci i 8-të për 85 vjecarin Larry King.

Shpërndaje në

U Kopjua