Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur me “po” ftesës së nënkryetarit të LVV-së, Glauk Konjufca, për përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit të Kosovës.
Për Klankosova.tv, Besian Mustafa, zëdhënës për media në LDK, është shprehur se do të dërgojnë një përfaqësues në takimin me Konjufcën.
“Po, është e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit, do dërgojmë një përfaqësues”, ka thënë shkurt Mustafa.
Takimi në fjalë pritet të mbahet më 8 prill nga ora 12:00, siç ka njoftuar edhe Kuvendi.
Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin datën e seancës për konstituimin e Kuvendit.