Live

Lëndohet Isco, mungon sonte kundër Valencias

14:41 / 18 Qershor 2020

Nga Kosova Live

Isco e ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitje dhe do të mungojë në përballjen e vështirë të Real Madridit kundër Valencias në La Liga.

Lëndimi i mesfushorit spanjoll vjen pak ditë pas rikthimit në Premierligë, transmeton Kosova.LIVE

Isco ishte përfshirë në skuadrën e Zinedine Zidane për ndeshjen e së enjtes mbrëma kundër Valencias, por lëndimi muskulor do t’ia pamundësojë paraqitjen.

Real Madridi njoftoi të enjten në mëngjes se mesfushori spanjoll e ka pësuar një lëndim në muskulin e kofshës së djathtë.

Përveç ndeshjes me Valencian, ai rrezikon të mungojë edhe kundër Real Sociedadit të dielën. 

Shpërndaje në

U Kopjua