Barcelona triumfoi dje kundër Arsenalit në “Camp Nou”. Ndërsa ylli i këtij ekipi Lionel Messi i siguroi tifozët se Barcelona do të luftojë sivjet në të gjitha frontet.
Messi u rikthye të hënën në stërvitje por si duket ai ka pësuar një lëndim në muskulin e pasmë të kërcirit të këmbës së djathtë.
“Messi, i cili është kthyer në stërvitje nga pushimet të hënën, është tërhequr nga seanca për shkak të problemit në këmbën e djathtë”.
“Ekzaminimet kanë treguar shkallë të parë të tendosjes në muskulin e pasmë të
kërcirit për argjentinasin”.
“Messi do të qëndrojë në Barcelonë dhe nuk do të udhëtojë në SHBA për turneun e klubit. Kthimi i tij në aksion do të diktohet nga shërimi prej lëndimit”, thuhet në një njoftim të Barcelonës.