Një ndër basketbollistët më të mirë të Kosovës është lënduar gjatë ndeshjes së parë miqësore me Shqipërinë.
Basketbollisti është lënduar në krahun e djathtë, derisa mjekët kanë thënë se ai nuk do të luajë në përballjet me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe. Gjendja e tij do të shikohet në vazhdimësi.
Shoshi do të jetë një mungesë e madhe në këto ndeshje andaj shpresojmë në shërim sa më të shpejtë.