Live

Leposaviq: Policia gjen një tendë me bimë kanabisi të mbjella

11:18 / 12 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një tendë e improvizuar me bimë kanabisi të mbjella në fshatin Soqanicë të Leposaviqit.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit mashkull kosovar, i janë gjetur dhe konfiskuar një tendë e improvizuar me një llamë elektrike, një pompë uji, një kuti plastike  me disa bimë të mbjella me kanabis, një vazo, tjetër me disa bimë–kanabis, një sirtar druri për tharje të narkotikëve dhe një sasi substancë dyshuar e llojit marihuanë në peshë 1.5 gram dhe 200 fara Kanabis”, njoftoi policia.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në

U Kopjua