Live

Libri i cili shkruan se Adem Jashari nuk u lind më 28 nëntor

15:09 / 28 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Një postim i profesorit Nexhmedin Spahiu para pesë vitesh, rekomandonte se komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari ka lindur më 10 tetor 1955, e jo me 28 nëntor.

Ky postim i Spahiut ishte mbështetur në një libër të profesorit Fazli Hajrizi, i cili përmes statistikave të Shkollës Teknike të Mitrovicës kishte nxjerrë të dhëna se “Adem Jashari kishte lindur më 10 tetor 1955”.

Në shënimet e profesor Hajrizit, shkruhej se Adem Jashari ishte regjistruar në Shkollën Teknike të Mitrovicës në vitin shkollor 1972/73.

Postimi i Nexhmedin Spahiut asokohe ishte demantuar nga Bekim Jashari, nipi i komandantit legjendar të UÇK-së.

Për ta demantuar  Spahiun, Bekim Jashari ka përdorur një çertifikatë të vdekjes së Adem Jasharit, e cila mbanë datën e lëshimit 13 dhjetor 2005, e ku ceket se i ndjeri ka lindur më 28 nëntor 1955.

Shpërndaje në

U Kopjua