Live

Liga e Kampionëve/ Sot kompletohet faza e eliminatoreve 

09:14 / 02 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Liga e Kampionëve vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante, ku edhe do të mësojmë skuadrat të cilat do të sigurojnë biletat e fundit drejt fazës së eliminimit të kësaj gare.

Programin e sotëm do ta hapin dy ndeshje me fillim nga ora 18:45, ku kampioni aktual evropian, Real Madridi e pret në shtëpi Celticun, dhe RB Leipzigu që është mysafirë i Shakhtar Donetsk.

Ndërkaq, gjashtë ndeshje do të zhvillohen nga ora 21:00, ku spikat ajo mes Juventusit dhe Paris Saint-Germain.

“Zonjës së Vjetër” i duhet me çdo kusht fitorja sot dhe që Maccabi Haifa të pësoj humbje nga Benfica, në mënyrë që të vazhdojë garën në Ligën e Evropës, respektivisht të përfundoj në vendin e tretë në grup.

Ndërkaq, ndeshja më interesante e programit të sotëm do të zhvillohet në “San Siro”, ku Milani e pret në shtëpi RB Salzburgun, ndeshje kjo e cila do të determinojë se cila skuadër do të vazhdojë tutje drejt eliminatoreve.

Më poshtë mund ta gjeni programin e plotë të ndeshjeve në Ligën e Kampionëve.

18:45 Real Madrid – Celtic

18:45 Shakhtar Donetsk – RB Leipzig

21:00 AC Milan – RB Salzburg

21:00 Chelsea – Dinamo Zagreb

21:00 FC Copenhagen – Borussia Dortmund

21:00 Juventus – Paris Saint Germain

21:00 Maccabi Haifa – Benfica

21:00 Manchester City – Sevilla 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...