Live

Liga Total mbyll javën e dytë, shumë gola në këtë sezon

09:32 / 16 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Liga Total ka mbyllur edhe gjiron e dytë të saj në superligë, me favoritët që i’a dolën me sukses të arrinin fitoret e radhës.

Akllapi vuajti por arriti të mposhtë Ximi Shpk-në, Dobraja & Ardeno po ashtu nuk e pati dhe aq të lehtë fillimin e ndeshjes kundër debutuesve të FC Busia por pjesa e dytë ishte totalisht në favor të tyre dhe i’a bënë kundërshtarëve 8 me 2.

Egzonita nga Prishtina mposhti Janjevën në një ndeshje thriller me shumë ndryshime në rezultat, Bardhi i Madh arriti fitore spektakolare në një ndeshje të luftuar dhe me shumë kartonë kundër Prugocit & Torit.

Gadimja humbi përsëri, kësaj radhe 5-4 nga Etika ndërsa Termo Labi mposhti Drenin në ndeshjen hapëse të së dielës, Relux fitoi edhe ndeshjen e dytë sezonale njejtë siq bëri dhe Stublla që mposhti lehtë Gllogovcin.

Shpërndaje në

U Kopjua