Live

Limaj takon Gucatin: Nisma e përkushtuar të japë kontribut për veteranët

16:48 / 24 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar një takim me kryetarin e OVL-UÇK, Hysni Gucatin.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tregon se me Gucatin ka diskutuar mbi sfidat dhe nevojat që vazhdojnë të përballin organizatat e dala nga lufta, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit për t’i adresuar ato në mënyrë të dinjitetshme.

“Sot takova Kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, z. Hysni Gucati, së bashku me bashkëpunëtorët e tij! Gjatë këtij takimi diskutuam për sfidat dhe nevojat që vazhdojnë të përballin organizatat e dala nga lufta, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit për t’i adresuar ato në mënyrë të dinjitetshme. NISMA Socialdemokrate mbetet e përkushtuar që në çdo kohë të japë kontributin e saj për përmirësimin e kushteve dhe avancimin e të drejtave të veteranëve dhe të gjitha organizatave të dala nga lufta për liri”, ka shkruar Limaj, njfoton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua