Live

Lirohet nga paraburgimi kryeshefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi

21:38 / 17 Prill 2025

Nga Kosova Live

Më 17 mars, Gjykata Themelore e Prishtinës njoftoi se Hasan Krasniqit, kryeshef i KRU Gjakovës, i ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Sipas Gjykatës, ai dyshohet për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Por, Klankosova.tv, nga burime brenda gjykatës, ka mësuar se Krasniqi tashmë është liruar nga paraburgimi.

Krasniqi, i larguar përkohësisht nga pozita e kryeshefit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, u arrestua në mars në aksionin e zhvilluar nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Liridona Kozmaqi, në atë kohë pati thënë për Klankosova.tv se janë kontrolluar-bastisur edhe objekti i banimit të personit të dyshuar dhe zyra e tij në KRU Gjakovë, ku janë siguruar dëshmi- prova materiale që ndërlidhen me rastin.

Shpërndaje në

U Kopjua