Dje, reperi amerikan, A$AP Rocky u la i lirë nga autoritetet suedeze. Ai mund të largohet nga Suedia teksa pret vendimin mbi akuzat që rëndojnë mbi të, vendim që do të merret më 14 gusht.
Në fund të qershorit, Rocky u konfliktua fizikisht rrugëve të Stockholm, Suedi. Ai u arrestua më 3 korrik dhe prokurorët suedezë e akuzuan zyrtarisht me dhunë fizike ndaj personit më 25 korrik.
Personazhe të famshëm si Kim Kardashian ndër të tjerë dhe Presidenti Trump u angazhuan në lirimin e reperit pasi u raportua se mbahej në kushte “çnjerëzore” e në godina të “infektuara.” Sidoqoftë, nëse shpallet fajtor, A$AP Rocky rrezikon dy vite heqje lirie ose gjobitje në varësi të të ardhurave – por TMZ raporton se prokurorët kërkuan dënim me burg për gjashtë muaj.