Live

LIVE | Kuvendi përballë përpjekjes së gjashtë: Zgjidhje apo sërish ngërç?

10:00 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Sot vazhdon përpjekja e gjashtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Deputetët do të votojnë për kryetarin dhe nënkryetarët, raporton Klankosova.tv.

Lëvizja Vetëvendosje pritet ta propozojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, megjithatë ende nuk dihet nëse do të arrijë të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash.

Në tri seancat e kaluara, Haxhiu ka marrë vetëm 57 vota, duke e pamundësuar zgjedhjen e saj.

Nëse Kuvendi arrin të konstituohet sot, do të jetë një hap vendimtar drejt formimit të Qeverisë së re.

Shpërndaje në

U Kopjua