Liverpool ka vazhduar me fitore në Premier Ligën Angleze.
Kësaj radhe “The Reds” kanë mposhtur skuadrën e Newcastle me rezultat 3:1.
Mysafirët shënuan të parët, duke befasuar vendasit qysh në minutën e 7-të të ndeshjes, me anë të mbrojtësit të majtë, Williams.
Mirëpo më pas Liverpooli arriti ta përmbys rezultatin dhe atë qysh në 45 minutat e parë.
Mane me dy gola të shënuar në minutën e 28 dhe 40 vulosi rezultatin e pjesë së parë.
Në pjesën e dytë u shënua edhe një gol nga ana e Liverpoolit.
Në minutën e 72, Salah shënoi golin e tretë dhe të fundit për vendasit në këtë ndeshje.
Kujtojmë që Xherdan Shaqiri u inkuadrua nga banka rezervë në këtë ndeshje në minutën e 84-të.
Me këtë fitore Liverpool mbetet e para në tabelë pa asnjë humbje në këto pesë xhirot e para të zhvilluara ndërsa Newcastle renditet në vendin e 16-të me 4 pikë të grumbulluara