Live

Lladrovci: Pres reflektim nga Gjykata, të mos shkelen në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut

08:49 / 18 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ramiz Lladrovci ka reaguar me rastin e refuzimit të kërkesës së Thaçit për pjesëmarrje në varrimin e babës së tij.

Lladrovci ka thënë se është “i pa drejtë dhe arbitrar refuzimi i kërkesës së Thaçi me marrë pjesë në varrimin e babait”.

Postimi i plotë

Gjykata Speciale me vendimet e veta po dëshmohet e pa drejtë e arbitrare.

Ceremonia mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit prindit është një moment shumë i rëndësishëm për secilin, refuzimi dhe pamundësia me marrë pjesë në varrim është anti humane, anti njerëzore.

Andaj, është e papranueshme, refuzimi i një kërkese përveç se humane dhe mbi të gjithe e bazuar në ligj.

Pres reflektim nga Gjykata, të mos shkelen në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut.

Shpërndaje në

U Kopjua