Live

Lladrovci uron Thaçin për ditëlindje: Sot nuk je fizikisht në mesin tonë, por emocionet tona janë me ty

11:44 / 24 Prill 2025

Nga Kosova Live

Me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, urime të përzemërta ka ndarë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci thotë se Thaçi sot nuk është në mesin e popullit të tij, megjithëse ai shton se emocionet janë me ish-presidentin dhe shokët, duke shtuar se ditëlindjen e ardhshme do e kremtojnë së bashku, transmeton Klankosova.tv.

“President, U njohëm në kohën kur atdheu kishte më së shumti nevojë për ne. Rruga jonë e përbashkët po zgjatë gati 4 dekada dhe nuk ndalemi për më të mirën e qytetarëve, shtetit dhe kombit tonë. Sot, ti nuk je fizikisht në mesin tonë për të festuar ditëlindjen, por, emocionet tona janë me ty dhe shokët duke besuar fort se ditëlindjen e ardhshme do ta kremtojmë së bashku. Urime ditëlindja President!”, ka shkruar i pari i Drenasit.

Shpërndaje në

U Kopjua