Gazeta franceze Le Figaro disa orë më parë raportoi se një skuadër kosovare është duke u hetuar për kurdisje ndeshjes dhe tashmë nëntë persona ishin të arrestuar, të cilët ishin të përfshirë në katër ndeshje trukuara. Tani Le Parisien në qendër të këtij skandali e ka vënë skuadrën nga Podujeva, Llapin.
Sipas gazetës franceze, një grup prej 10 personash të moshës 22 deri 50 vjeçare janë të përfshirë në skandalin për ndeshje të ndrequra për skuadrën e Llapit nga Podujeva. Sipas tyre në këtë skandal të përfshirë janë anëtarët e stafit drejtues, teknik dhe disa lojtarë.