Live

Llapi në qendër të skandalit me kurdisjen e ndeshjeve në Superligë, sipas gazetës franceze

23:27 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Gazeta franceze Le Figaro disa orë më parë raportoi se një skuadër kosovare është duke u hetuar për kurdisje ndeshjes dhe tashmë nëntë persona ishin të arrestuar, të cilët ishin të përfshirë në katër ndeshje trukuara. Tani Le Parisien në qendër të këtij skandali e ka vënë skuadrën nga Podujeva, Llapin.

Sipas gazetës franceze, një grup prej 10 personash të moshës 22 deri 50 vjeçare janë të përfshirë në skandalin për ndeshje të ndrequra për skuadrën e Llapit nga Podujeva. Sipas tyre në këtë skandal të përfshirë janë anëtarët e stafit drejtues, teknik dhe disa lojtarë.

Shpërndaje në

U Kopjua