Hugo Lloris ka njoftuar se është pensionuar nga kombëtarja e Francës, në moshën 36-vjeçare, pas një periudhe prej 14 viteve pjesë e ekipit francez.
Lloris, i cili ishte kapiten i Francës, këtë njoftim e bëri këtë të hënë, pas 145 paraqitjeve.
Fundi i një historie për Llorisin, që e filloi këtë aventurë më 19 nëntor të vitit 2008, gjatë një miqësoreje ndaj Uruguait, ku arriti madje ta mbante portën e paprekur.
Me kalimin e viteve, portieri ishte bërë një shtyllë e skuadrës së Francës, të cilës e mori shirin e kapitenit në vitin 2010, madje duke arritur rekordin gjatë Botërorit të fundit, që e mbante Lilian Thuram, me më shumë paraqitje për francezët.
Lloris e luajti ndeshjen e fundit me Francën, në finalen e humbur ndaj Argjentinës.
Ai tani do t’i përkushtohet karrierës së tij në klub me Tottenhamin, kapiteni i të cilit është dhe ku luan që nga viti 2012.