Xhudistja jonë, Loriana Kuka ka fituar ndeshjen e raundit të parë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris të Francës.
Loriana e ka nisur ditën me fitore në raundin e parë në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Pejania ka fituar pa shumë vështirësi ndaj lituanezes Migle Dudenaite, të cilëen e mposhti me ‘ippon’.

Në raundin e dytë, xhudistja jonë do të ndeshet me xhudisten nga Franca, Chloe Buttigieg.
Ndryshe, Distria Krasniqi fitoi dje (e shtunë) medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë në Grand Slamin e Parisit që njihet si gara më prestigjioze në xhudo.