Live

Lorik Cana vjen me një lajm për Kombëtaren Shqiptare

14:33 / 27 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Me Lorik Canën është gjithnjë kënaqësi të bisedosh, por shumë e vështirë ta bindësh të flasë për Kombëtaren dhe realitetin futbollistik shqiptar.

Në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport” ai i prek të gjitha temat, që nga shorti për “Euro 2024”, Kosova dhe padyshim e kaluara e tij te Lacio e Marseja.

Lorik si ju është dukur Kombëtarja?

Në edicionin e fundit, pra në Ligën e Kombeve, mund të kishin bërë më tepër. Skuadra ka cilësi dhe kjo nuk diskutohet. Megjithatë, unë nuk jam më pjesë e skuadrës. Natyrisht, e ndjek Kombëtaren, por nuk marr përsipër të analizoj se çfarë gjërash nuk shkuan mirë. Vlerësimet nga jashtë ndonjëherë nuk janë shumë realiste.

Ç’mendim keni për shortin e Europianit?

Shumë i mirë.

Vërtetë?

Po, vërtetë.

Pse mendoni që është i tillë?

Sepse mes Çekisë dhe Polonisë, detyra e Shqipërisë është që të lërë poshtë vetes vetëm një prej tyre.

Por ato gjithsesi janë ekipe të vështira…

Po, padyshim, nuk ka asgjë të garantuar në futboll. Por mund të kishim në short skuadra shumë më të vështira se ato. Nuk mendoj se kemi pasur ndonjëherë shans të tillë në të kaluarën.

Lorik Cana

Ç’mendim keni për Brojën dhe a jeni dakord me mënyrën se si është menaxhuar ai?

Broja është një lojtar shumë cilësor për Shqipërinë. E mira është që t’i merret maksimumi. Por Shqipëria ka gjithashtu edhe lojtarë të tjerë të shkëlqyer që luajnë sot në nivele të larta. Sa i përket rendimentit dhe menaxhimit të tij në Kombëtare nuk dua ta komentoj sepse nuk jam aty brenda skuadrës si dikur. Nuk është korrekte të bëj komente nga jashtë.

Ç’mendim keni për Nedim Bajramin?

Shumë i mirë. Më pëlqen realisht shumë, sepse ka cilësi dhe mund të luajë në disa pozicione në fushë.

Përjashto edicionin e fundit, Reja nuk ka qenë keq me rezultatet, sepse arritëm rekord pikësh në kualifikueset e Botërorit, por ama nuk ka krijuar asnjëherë atmosferën që krijoi De Biazi. Pse?

Shikoni, unë Rejën e kam njohur para 10 vitesh dhe mund t’ju them se është një trajner i zoti, me shumë eksperiencë dhe ka ardhur te Shqipëria me dëshirën e mirë për të dhënë gjithçka nga vetja dhe për të lënë gjurmë. Mirëpo nëse e krahasojmë me De Biazin, mendoj se Xhani kishte tjetër qasje.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...