Live

Lovren pritet të largohet nga Liverpooli

14:19 / 12 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Mbrojtësi i Liverpoolit Dejan Lovren pritet që të largohet nga Liverpooli këtë verë.

Roma është shumë afër ta transferojë kroatin. Liverpooli i kërkon 15-20 milionë euro për Lovren.

Edhe Milani ka shfaqur interes për mbrojtësin e të kuqve, por duket se Roma është më serioze.

Lovren nuk luajti fare në ndeshjen hapëse të kampionatit të cilën, Liverpooli e fitoi 4-0 ndaj Norëichit.

Shpërndaje në

U Kopjua