Live

Lushi pasi Thaçit vizitoi varrin e babait: Ky njeri po torturohet në emër të popullit të Kosovës

12:49 / 21 Mars 2025

Nga Kosova Live

Veprimtari Uk Lushi ka komentuar ardhjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, pas vizitës që i bëri varrit të babait të tij.

Lushi u shpreh se e gjithë bota duhet ta dijë se Hashim Thaçi po torturohet në emër të popullit të Kosovës.

“Le ta dijë çdo njeri në botë që ky njeri është duke u torturuar në emër të Kosovës. Le ta dijë çdo shtetas i Kosovës që nuk reagon: prej Vjosa Osmanit, Albin Kurtit dhe çdo torturuesi tjetër nga Kuvendi, PDK dhe fëmija më i vogël në Kosovë, që Gjykata Speciale po e torturon njeriun tonë…”- ka shkruar Lushi.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua