Kreu i Lëvizjes Vetëvendjosje, Albin Kurti, i ka dërguar letër kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku për takim. E gjitha kjo, pasi kanë mbetur edhe pak ditë para mbledhjes së parë të Kuvendit që pritet të mbahet më 15 prill.
“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet ndër tjerash në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut.
Pas certifikimit të zgjedhjeve, lëvizjet e partive kanë nisur. Megjithatë, ende nuk dihet se kush i ka numrat për formimin e Qeverisë.