Nënkampioni I Kosovës në futsall Mabetex Prishtina ka zyrtarizuar largimin e treshës nga Maqedonia Veriore (Petrovic, Krstevski & Agushi) të cilët i ka zëvendësuar ata me lojtarë të rinjë vendor.
I pari që zbarkoi tek Prishtina e Futsallit ishte ish-lojtari I Besës, Taulant Rusinovci i cili ishte rritur si futbollist në rrugët e kryeqytetit, e pas tij në skuadër arritën edhe Melos Kemendi po ashtu nga Besa e Pejës si dhe Fitim Krasniqi i cili sezonin e kaluar u paraqit me Maishevën teksa më parë kishte luajtur dhe për ish-kampionët e FC Feniks.
Klubi kryeqytetas u paraqit denjësishtë sezonin e kaluar ku luftoi deri në fund për titull duke arritur madje deri në finalen e playoff, ku u mposhtë nga skuadra e Liburnit të Gjakovës.